Anëtari i bordit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka reaguar pas lajmit të raportuar nga Top Channel se mazhoranca socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij. Shkak për këtë vendim të socialistëve janë bërë qëndrimet publike të ish-ministrit të tyre të Financave, i cili kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

  Arben Malaj drejt shkarkimit nga bordi drejtues i Bankës së Shqipërisë

Në reagimin e publikuar së fundmi, Malaj thekson se nuk do të bëjë asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional, ndërkohë që tregon disa nga shkaqet që, sipas tij, e kanë shtyrë mazhorancën drejt vendimi të shkarkimit.

Ai akuzon Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të PS, se i ka dërguar kërcënime paralajmëruese dhe mesazhe me rekomandime partiake, shqetësime të cilat janë protokolluar në mbledhjen e bordit të Bankës.

Arben Malaj thekson gjithashtu se do të ngrejë padi individuale për çdo deputet që do të votojë pro shkarkimit.

Reagimi i plotë

E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

-Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.

-Ju ka kam paralajmëruan qe u bene përpjekje maksimale për të mos me rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

-Ne respekt te institucionit te Bankës se Shqipërisë nuk do te bej asnjë deklaratë specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës se Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

-Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetësim është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.

-Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi te Bankës Qendrore,

Vetem profesionalisht me trishton.

-Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

-Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?

Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.

Padia do te jete individuale per cdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.

E fundit por me rëndësishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk i sherbej dot vendit tim.

Dite te mbare, Arbeni.

Top Channel