Fermerët nuk kanë treg, shesin produkte në rrugën Lezhë-Shkodër
16/07/2019 12:19
Në të dy anët e aksit rrugor Lezhë-Shkodër sheh tezga të ngritura nga fermerët e zonës, që shesin prodhimet e tyre bujqësore.
Ata të cilët udhëtojnë në këtë aks shprehen se ndalen dhe blejnë nga këta fermerë, pasi besojnë se janë pa kimikate, si shumica e produkteve bujqësore në vend.
Fermerët ankohen për mungesën e një tregu, apo pike grumbullimi në këtë zonë, pasi në shumë raste detyrohen t’i hedhin prodhimet, për mungesë të shitjes.
Zona e Zadrimës së Lezhës njihet për prodhimet e larta bujqësore dhe shumica e banorëve e kane lidhur jetesën e tyre me bujqësinë.
Top Channel