“Të hënën Ambasada Turke në Tiranë, festoi ditën e Fitores së Demokracisë. Është zgjedhur pikërisht 15 korriku, pasi tre vite më parë, Turqia i bëri ballë një grushti shteti. Tashmë kjo datë në Turqi është festë zyrtare dhe quhet dita e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar.

“Gjatë marshimit, njëra prej rrugëve në Liqenin Artificial të Tiranës, u përurua me emrin “Rruga e Dëshmorëve”, ku në të janë mbjellë 251 pemë, në nder të 251 dëshmorë të rënë gjatë grushit të shtetit në Turqi”.

Nuk munguan as thirrjet patriotike turke”Dëshmoret nuk vdesin, Atdheu nuk përçahet”!

Marshimi u mbyll me një ceremoni ku u inagurua edhe një pllakatë, me 251 emrat e dëshmorëve të rënë gjatë grushtit të shtetit në 2016-ën në Turqi. Përveç përfaqësuesve të Ambasadës Turke, ishin tw pranishem edhe përfaqësues të politikës shqiptare, të shoqërisë civile, por edhe babai i njërit prej dëshmorëve të rënë në Turqi.

Pjesë e inagurimit ishte edhe një park lojrësh për fëmijë në pjesën juglindore të Liqenit Artificial të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA