Në fundjavë do të zhvillohet kampionati kombëtarë i peshëngritjes, i cili përkon edhe me 70-vjetorin e krijimit të federatës së këtij sporti.
Ky kampionat në të cilin pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe, me mbi 80 sportistë, meshkuj dhe femra, të peshave të ndryshme, për të rritur. Veç vlerës së kampionatit vendas, nga ky aktivitet do të përcaktohet edhe ekipi kombëtarë që do të shkojë në kampionatin botërorë i cili zhvillohet në Tajlandë në muajin shtator.
Një synimet kryesore të federatës së peshëngritjes që kur është ndryshuar drejtimi i saj, mbetet rikthimi i këtij sporti në nivele të larta sportive me sportistë të pastër. Për këtë arsye në këto dy vite, deri më tani janë shpenzuar rreth 13 milion lekë të vjetra vetëm për kontrollet e dopingut.
Kampionati kombëtarë i peshëngritjes do të zhvillohet më 19 korrik në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Top Channel