Për të përfunduar Bulevardin e Kasharit që do të lidhet me Unazën e Re do të duhet të shemben 16 shtëpi. Siç e shikoni ka nisur procesi i shembjes së shtëpive, ku deri më tani janë prishur 6 prej tyre.

Zgjerimi i rrugës shihet  i nevojshëm për rreth 80 mijë banorët që jetojnë në këtë zonë si dhe për të reduktuar trafikun e rënduar. Ndërsa fati i 16 familjeve që shtëpitë i kanë në mes të bulevardit nuk do të vijojë të jetë në Kashar. Në dakordësi me Bashkinë e Tiranës, banorët  që ishin në proces legalizimi, por janë shkualifikuar, do të strehohen në banesa sociale ose do t’u ofrohet bonis qiraje, kurse për banesat e legalizuara familjarët do të dëmshpërblehen.

Forca të shumta të policisë i janë bashkuar Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, edhe pse nuk ka pasur konflikte mes tyre dhe banorëve.

Bulevardi i Kasharit është drejt përfundimit dhe do të ketë dy korsi për çdo kah lëvizjeje; si dhe korsi biçikletash e trotuare për këmbësorët.

Top Channel