“Mbretëresha” e turneut të Wimbledonit është Simona Halep. Tenistja rumune mundi në finale Serena Williams, e cila ishte në kërkim të titullit të 24 Grand Slam në karrierë, një objektiv ky që mbetet ende një ëndërr për tenisten amerikane, që gjithsesi duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndryshe nga sa pritej, finalja e kësaj të shtune nuk kishte histori me Halep që ishte dominuese në fushën e lojës pavarësisht se në anën tjetër të rrjetës ishte pikërisht një legjendë si Serena Williams.

Simona Halep përveçse lojës fantastike të zhvilluar, përfitoi edhe nga gabimet e Serena Williams për të fituar këtë ndeshje 2-0 me sete 6-2;6-2 në vetëm 57 minuta lojë në një ndeshje ku e pranishme ishte edhe Dukesha Meghan, një mike e amerikanes.

Për tenisten rumune, titulli në Wimbledon është i dyti në turnetë Grand Slam. pas atij të fituar vitin e kaluar në Roland Garros

‘Të gjitha finalet e humbura në të kaluarën më kanë ndihmuar të fitoj ato pasardhëse,-tha Simona Halep-,ndihem gjithnjë shumë keq kur më duhet të luaj një finale Grand Slami. Emocionet më pushtojnë dhe unë përpiqem të mos e mendoj”.

Ndërkaq, sot në orën 15:00 do të luhet finalja e meshkujve mes Novak Djokovic dhe Roger Federer, një ndeshje kjo që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA