Robert Berisha: Nuk do të ketë asnjë video që unë dhe Nora jemi ndarë

14/07/2019 15:31

Para disa javësh çifti i famshëm i showbizit hollivudian, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher publikuan një video në rrjetet e tyre sociale teksa lexonin lajmet se ata ishin ndarë.

Gjatë intervistës së tij në “E Diell” Robert Berisha u pyet nëse një ditë ai dhe Nora do ta postonin një video të tillë meqë lajmet për ndarjen e tyre nuk rreshten së publikuari.

“Atyre iu shkon videoja se janë komedianë” u përgjigj Roberti “ndërsa me ne, edhe po ta publikojmë videon, portalet sërish do shkruajnë që ne jemi ndarë. Padiskutim ata do të gjejnë diçka për të shkruar. Në fillim mërzitesha, por tani jo më.

Për mua Nora është lulja me aromën më të mirë” deklaroi Roberti duke u mbyllur gojën të gjithëve për lajmet e rreme që qarkullojnë prej muajsh rreth martesës në krizë të tyre. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA