Me 2 korrik ishte finalja e sezonit te dytë të serialit online “Anabel Hostel” dhe sezonit të parë të “Love Likes Tirana”. 5 vajzat e famshme të “Hostelit”, Megi, Dea, Viola, Ana dhe Alberta me në krye producenten Dalina Buzi revolucionalizuan median online shqiptare duke sjellë një frymë tërësisht të re të të bërit serial.
Po çfarë fshihet pas këtij suksesi? Dalina Buzi përballë rubrikës Edi Manushit në “Këndi i së vërtetës” shpjegoi: “Në serial unë doja të bëja një propagandë që njerëzit mund të rrinë këtu, të gjithë kemi probleme, në serial ka njerëz të pasur, të varfër, me probleme qeraje, ka njerëz të palumtur në vilën e bukur po ashtu dhe në një shtëpi me dy dhoma e kuzhinë pra ai serial reflekton realitetin” ka rrëfyer Buzi.
E pyetur se çfarë mendon për të ardhmen e televizionit dhe klikimet në youtube, producentja u përgjigj se:
“Televizioni duhet të edukojë masën, por nuk mund të shkojë tek shija e masës deri në fund” u shpreh Dalina. “Meraku im është që televizioni nuk duhet të jetë 100% në dorë të të rinjve, por një miks mes tyre dhe profesionistëve.
Sa i takon klikimeve, ato nuk duhet te jenë qëllim në vetvete, mua më intereson më shumë që publiku të marrë prej meje sesa unë të fitoj 1 milion klikime në youtube pa dhënë asgjë. Detyra jonë është të japim, fitimet vijnë vetë” ka përfunduar sqarimin e saj Dalina Buzi në “E Diell”.
Top Channel