Finalizohet në Lezhë operacioni “Luksi“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.  

Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë sekuestruar 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera  luksoze, të cilat rezultojnë që të jenë në pronësi të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale ”

Bazuar në vendimin e datës 10 korrik 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive  për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L

Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel