E ardhmja e Elseid Hysaj mund të jetë në Spanjë. Sipas asaj që publikohet në medien iberike, Atletico Madrid dhe Napoli vijojnë bisedimet për transferimin e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare në kryeqytetin spanjoll.
Hysaj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së Los Colchoneros, por Semedo me kalimin e kohës u bë prioritet i skuadrës së Diego Simeones, kjo edhe për faktin se De Laurentis kërkonte mbi 30 milionë euro për Hysajn.
Por gjërat duket se kanë ndryshuar kohët e fundit dhe Hysaj është kthyer sërish në prioritet për madrilenët, ndërkohë që edhe te Napoli duket se janë dorëzuar dhe kanë pranuar uljen e çmimit për të.
Mësohet se në bisedimet e fundit, Atletico Madrid ka ofruar 15 milionë Euro, ndërkohë që Napoli kërkon 20 milionë. Në këtë pikë madrilenët mund të shtojnë edhe bonuse për t’iu afruar shifrës së kërkuar nga Napoli.
Top Channel