Dy vite pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 10 vite burg për vjedhjen përmes falsifikimit të 28.000.000 lekëve (të reja), policia e Shkodrës në mbështetje të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, arrestoi 41-vjeçarin Olsi Boriçin.
Polcia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal.
Mësohet se 41-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.
Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Top Channel