Etapën e shtatë të Turit të Francës, e fiton një holandez. Bëhet fjalë për Dylan Groenewegen, i cili arriti të fitojë pas sprintit final, duke i përshkuar 230 km e saj, me kohën 6 orë 2 minuta e 44 sekonda.
Në vendin e dytë në këtë etapë u rendit Caleb Ewan, me të njëjtjën kohë, ashtu sikurse edhe çiklisti i vendit të tretë, Peter Sagan.
Groenewegen së fundmi është konsideruar si sprinteri më i mirë në botë dhe shpesh është krahasuar me Marc Cavendish, por holandezi refuzoi të pranojë këto cilësime.
Përsa i përket renditjes së përgjithshme të Turit të Francës, në krye tani është italiani Giulio Ciccone me 29 orë 17 orë e 39 sekonda, i ndjekur nga francezi Julian Alaphillipe në vendin e dytë, me 6 sekonda më shumë dhe belgu, Dylan Teuns në të tretin.
Top Channel