Kërcënoi me armë fqinjin në mes të kafenesë në Tiranë, zbardhen detaje nga ngjarja, sherri nisi për 100 euro borxh
Një aksident automobilistik ka ndodhur pas mesnate në Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në by-passin e Lushnjes rreth orës 2 e 30. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një autoveturë tip benz dhe një kamion.
Makina tip benz e cila drejtohej nga shtetasi Dorian Lika 34 vjeç ka goditur kamionin nga pas. Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa ka bërë që kamioni i ngarkuar me bimë medicinale të përmbyset sëbashku me makinën.
Si pasojë e kësaj përplasjeje drejtuesi i mjetit tip benz ka marrë plagë të rënda. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë 34 vjeçarin nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.
Forca të shumta policie erdhën në vendgjarje ku nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit benz ka qenë me shpejtesi dhe nuk e shikuar kamionin duke e goditur me shpejtësi të lartë. Për fat të mirë drejtuesi i kamionit ndodhet në spital por është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel