Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Dy persona nga fshati Cakran i Fierit janë arrestuar nga policia pasi përmes shantazhit i kërkonin një femre favore seksuale si edhe para.
Në përfundim të operacionit të koduar “Koshovica”, i ndjekur me metoda proaktive, policia e Fierit ka arrestuar 2 persona nën akuzën e “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
G.M, 44 vjeç, dhe J.Sh, 46 vjeç, të dy banues në Cakran të Fierit mësohet se janë dy të arrestuarit.
Bëhet e ditur se ata dyshohen se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një femër, duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.
Top Channel