Peshëngritësi Briken Calja është nderuar ditën e premte me titullin “Nderi i Këshillit të Qarkut Elbasan” për arritjet e tij në sportin e peshëngritjes, në një ceremoni iku ishin të pranishëm disa nga deputetet e qarkut Elbasan dhe dy kryetarët e bashkive në detyrë, ai i Elbasanit dhe ai i Cërrikut.
“Jam i emocionuar, do të doja të falenderoja të gjithë për këtë vëmendje ndaj sportit”, u shpreh Briken Calja.
Briken Calja është ndër sportistët më të mirë të historisë së peshëngritjes dhe konfirmimet në dy europiane të njëpasnjëshme e bëjnë atë një sportist me vlera të mëdha.
Në të shkuarën e tij Calja ka patur një moment të vështirë karriere, që lidhet me pozitivitet dopingu, një moment ky në të cilin siç e përmend vetë ai, vetëm familja i ka qëndruar pranë.
I ati i tij, Gezimi tregon vështirësitë për të mbështetur të birin në një sport si ky me për të arritur këto rezultate të larta.
“Jemi të lumtur shumë si familje. Kam punuar shumë, të gjitha shpenzimet i kam pasur unë në kurriz”, u shpreh Gëzim Calja, babai i Brikenit.
Edhe presidenti i Federatës së Peshëngritjes Theodhor Masllavica ka gjetur rastin për të falenderuar Qarkun e Elbasanit për mbështetjen vlerësimin të sportistëve të tij.
Top Channel