Teksa pak ditë më parë Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat paralajmëroi lokalet të marrin masa për të evituar audion e lartë që mund të kthehet në zhurmë bezdisëse për pushuesit, por edhe për banorët e zonës. Është edhe një tjetër lloj zhurme, e cila bezdis turistët, ndoshta edhe më shumë se muzika e lartë.

Zhurma e ndërtimeve është e bezdisshme për çdo kënd, por e pranuar në jetën e përditshme. Por kur shkon me pushime, dëshiron që ta evitosh këtë lloj bezdisje, e nëse zgjohesh me zhurmën e matrapikut dhe jo të zogjve, atëherë padyshim që të shkon në mendje se po pushon në vendin e gabuar.

Në shumicën e zonave turistike ky problem është zgjidhur duke vendosur orare të caktuara për punime, ose duke i ndaluar fare ato gjatë sezonit turistik.

Por kjo, nisur nga numri i ankesave të mbërritura, kryesisht nga Saranda, duket se nuk ndodh, ose nuk po zbatohet në disa prej zonave turistike në vend.

E ata që zgjedhin të parët që të largohen janë pushuesit e huaj, të cilët vijnë për të pushuar në bregdetin shqiptar nisur edhe nga promovimi për qetësi.

Top Channel