Është arrestuar nga Policia e Durrësit shtetasi Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës. Baku ishte në kërkim nga autoritetet pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është dënuar për vrasjen e shtetasit Lulzim Shera, në shtator të 2013-ës, në qytetin e Fushë Krujës.

Ngjarja

Në vitin 1992, Lulzim Shera ishte i burgosur në burgun 313, për shkak se ishte shpallur fajtor për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”. Por pas një konflikti në ambientet e burgut, Shera vrau me sende të forta shtetasin Arjan Baku, vëllai i personit të arrestuar sot nga policia. Për këtë ngjarje, Lulzim Shera u dënua edhe me 20 vite të tjera burg, për t’u liruar në vitin 2010.

Ndonëse familja Shera kishte kërkuar disa herë paqtim me familjen Baku, kjo nuk ishte pranuar.

Në shtator të 2013-ës, dy persona, njëri prej tyre Skënder Baku, organizuan vrasjen dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të Lulzim Sherës. 12 plumba goditën në trup Bakun, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA