Këto janë 22 mësuese nga Polonia që kanë zgjedhur të vizitojnë Ballkanin duke bërë një turne disaditor në zonat arkeologjike të rajonit.

Në itinerarin e tyre nga Saranda drejt Ohrit, mësueset polake u ndalën në parkun arkeologjik të Apolonisë.

Turistet polake i përkasin kategorisë së turistëve të kulturës. Nuk kanë ardhur për plazh në Shqipëri. Si këto mësuese në përgjithësi turistët të tillë vijnë në grupe.

Në gusht grupet rrallohen dhe ia lënë vendin pushuesve familjare, atyre që zgjedhin të bëjnë një thyerje mes diteve te plazhit, duke u njohur me historinë e vendit që kanë zgjedhur si destinacion për pushime.

Me rënien e fluksit të grupeve që vijnë të organizuar, në parkun ku toka ende zbulon mistere do të rikthehen gërmimet arkeologjike që kryen nga një ekip arkeologësh shqiptaro francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA