Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh Për të kuptuar se sa vlen një prokuror shiko çfarë ka hetuar ai. Këtë parim kanë ndjekur anëtarët e KLP-së gjatë intervistimit të kandidatëve që garojnë për në SPAK, gjatë një maratone që nisi ditën e hënë.
Me njëri-tjetrin në krah, jo vetëm si ekip hetimor, por edhe si shokë të pandashëm, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, e kaluan së bashku pragun e institucionit teksa brenda i prisnin anëtarët e KLP për t’i pyetur. Të intervesituar veç e veç, dy kandidatët për në SPAK treguan për dosjen e hashashit të viteve të fundit, për 339-n e bujshme, por edhe histori të vjetra penale sikurse dosjet e Tropojës.
Po përse shumica e kandidatëve u pyetën mbi kërcënimet përgjatë karrierës së tyre?
Siç shprehen burimet e anëtarëve të KLP, kjo pyetje u bë për të kuptuar a janë apo jo ata gati për të hetuar krimin në nivelet e larta.
Gjatë ditës u pyet edhe prokurori Maksim Sota, veçanërisht për teknikat e hetimit për rastin e rrëmbimeve në Vlorë, si dhe Ndini Tavani, që veçoi përfshirjen në grup hetimor mbi vrasjen e Artan Santos.
Pyetja tjetër, a jeni vendosur nën trysninë e shefit, është hedhur në tavolinën ku ishin ulur kandidatët për t’u dhënë prokurorëve mesazhin se tashmë shef është ligji.
Provimi verbal i prokurorëve mes të cilëve gjenden prokurorët e ardhshëm të SPAK u mbyll këtë të premte. Javën që vjen hapet kapitulli për pikëzimin e tyre dhe më pas do të presim vetting-un derisa të dalin më të mirat e atyre që do të hetojnë korrupsionin në nivelet e larta.
Top Channel