Edhe pse Gjykata ka vendosur ndalimin, kompanitë e palicensuara dhe akredituara që masin audiencën vijojnë të shkelin vendimet e gjyqësorit. Fiks Fare denoncoi skandalin për të cilin autoritetet shtetërore si AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës tregohen të paafta për të reaguar.
Fiks Fare denoncoi sërish skandalin me matjet e audiencës së televizioneve në Shqipëri, ku kompani “fantazmë” sfidojnë edhe vendimet e gjykatës.
Firma “Telemetrix”, një nga dy kompanitë që mat audiencën me aparatura të pa kontrolluara dhe akredituara nga organet shtetërore, vazhdon të masë audiencën e Top Channel, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit urdhëroi pezullimin e matjes.
Vendimi i gjykatës thotë shprehimisht: Sigurimi i padisë duke pezulluar matjen e audiencës televizive nga pala e paditur, shoqëria “Telemetrix” ndaj “Top Channel”. Pra, vendimi është shumë i qartë, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite, kjo kompani “Telemtrix” vazhdon të masë audiencën e “Top Channel”.
Fiks Fare u interesua pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Sipas saj, “Telemetrix” dhe “Abacus” nuk janë të regjistruara në AKEP për ofrim rrjetesh apo shërbimesh të komunikimeve elektronike. “Në lidhje me përmbajtjet e komunikimeve elektronike, sqarojmë që AKEP nuk ka kompetencë për trajtimin e tyre. Lidhur me pajisjet, AKEP nuk i kontrollon këto pajisje” thuhet në përgjigje.
Institucionet “ngrenë duart” para këtij skandali, ku kompani fantazmë, me shpenzime minimale, kontrollojnë audiencën e kompanive me mijëra punonjës dhe që qarkullojnë miliona euro paga, investime dhe të ardhura nga reklamat.
Top Channel