Një prej mbledhjeve të para që ka bërë kryeministri i ri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis menjëherë pas betimit të qeverisë së tij, ka qenë në Ministrinë e Rendit me temë sigurinë dhe emigracionin.

Në një vend si Greqia ku problem i emigracionit dhe i politikave rreth këtij fenomeni kanë përbërë gjithnjë bazën e konfrontimeve midis partive të mëdha të sistemit, nuk ka se si emigrantët të mos shohin me frikë dhe sy kritik shkrirjen e Ministrisë së Emigracionit dhe sidomos kalimin e këtij dikasteri nën Ministrinë e Rendit.

Gjithnjë konservatorët grekë në pozitë apo në opozitë, janë shprehur kundër mbërritjes së emigrantëve në vend si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi. Për më tepër pas ardhjes nga Shqipëria të rreth 1 milion personash në fillim të viteve 90 dhe po kaq të tjerë gjatë pesë viteve të fundit pas luftës në Siri.

Qeveria e socialistëve të Papandreut në 2009 megjithëse jetëshkurtër krijoi një bazë për politikën e emigracionit që do ta zbatonte në një masë më të madhe se çdo qeveri në 30 vitet e fundit , ajo e kryeministrit Tsipras. Për herë të parë sidomos numri i shiptarëve që kanë marrë nënshtetësi është rritur ndjeshëm duke shkuar në gati 20% të atyre që jetojnë në vend.

Por ndërsa konservatorët kanë fituar një mandat katërvjeçar, tashmë kreu i tyre deklaron se Greqia, ekonomia më e madhe në Ballkan dhe në kufijtë e Europës, duhet të ketë fjalën kryesore në politikat europiane për emigracionin dhe për mbrojtjen e kufijve.

Demokracia e Re edhe në të kaluarën edhe tani kërkon ndihmë për përhapjen e një force policore europiane sidomos në kufijtë lindorë të saj me Turqinë. Por ndërkohë sa i përket emigrantëve shqiptarë, zëra kritike nga opozita e majtë thonë se kjo parti do të bëjë ç’është e mundur të vonojë sa më shumë dhënien e nënshtetësive, një proçesi që gjithesesi gjatë viteve është provuar se ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA