Federata botërore e Futbollit do të aplikojë masa më të ashpra kundër episodeve raciste në fushat e lojës, për të minimizuar koret diskriminuese brenda stadiumeve.

Në kodin e ri disiplinor që do të startojë të aplikohet këtë të hënë, përdoret grusht i hekur ndaj ekipeve dhe drejtuesve që nuk marrin masa për këtë fenomen shqetësues në lojën më të dashur të planetit.

FIFA mendon të aplikojë të paktën 10 ndeshje pezullim për futbollistët që do të shpallen fajtorë për sjellje diskriminuese ndërsa sanksioni do të shkojë deri në humbje ne tavolinë për ekipin, nëse tifozët rezultojnë se kanë faj në kore raciste apo parulla të rënda.

Dënimet e parashikuara nga disiplina do të aplikohen vetëm në kompeticionet zyrtare të FIFA-s. Këtu përfshihen edhe ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2022. Cdo diskriminim nga shkallët e impianteve, për ngjyrën e lëkurës, origjinën etnike, gjeografike apo sociale, apo edhe orientinim seksual, do sjellë dënimin e ekipit.

Pikat mbi të gjitha masa që parashikon humbjen në tavolinë vetëm përmes kërkesës së arbitrit, nëse më parë publiku nuk i përgjigjet thirrjes për kontrollin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA