Gjyqtari Ilir Mustafaj, kandidat për në Gjykatën Kushtetuese hodhi dyshime mbi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që mbajti seancën e dytë dëgjimore ndaj tij duke e vlerësuar me vetëm një nga kriteret e vetting-ut, që është pasuria.

Por KPK gjeti si justifikime dhe të padeklaruara burimet për një apartament në Tiranë e cila është pasuria e vetme e tij me një karrierë 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë, për këtë arsye Mustafaj radhiti edhe njëherë pasuritë e tij.

“Edhe për opinionin edhe për ju, u bëj të qartë se kush është pasuria ime: Një apartament 121 m2 i marrë me kredi, një automjet i blerë në vlerën 430 mijë lekë dhe një tokë bujqësore e blerë në vendlindjen time për të kujtuar të kaluarën e cila ka qenë e hidhur. E gjithë kjo pasuri vlen 6.4 milionë lekë, plus moblimin 1.1 milion lekë’, tha ai.

Por kontrolli i 3 kandidatëve gjyqtarë që synojnë një vend në Gjykatën Kushtetuese po mban peng procesin e pikëzimit edhe për kandidatët e tjerë për në Gjykatën Kushtetuese.

Në total janë 18 pretendentë për të cilët këshilli i Emërimeve në Drejtësi shprehet se po pret procesin e vetingut për kandidatët gjyqtarë.

Por në pritje të vettingut dhe vendimeve që do të japin komisionerët është edhe procesi për Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Nuk do të ketë një vendim marrje derisa vettingu të kalojë në sitat e trefishta 12 kandidatët të cilët nuk janë kontrolluar ende. Ndërkohë të premten priten që të pyeten 4 kandidatët e tjerë që janë Dritan Prençi, Vladimir Mara, Maksim Sota dhe Ndini Tavani.

Top Channel