Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.

Meta thotë se e ka njohur Harris-in “me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin”, si dhe me propozimin e tij për zgjidhjen, “nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.”

Presidenti thekson se “i vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne.”

Top Channel