Në Top Talk, sot u rikthye gazetari dhe publicisti Frok Çupi për të folur mbi aktualitetin politik. Ku së pari vëmendja shkon te kriza politike që vijon prej disa muajsh me opozitën që kërkon të rrëzojë qeverinë, por me Kryeministrin Rama që deri tani ka rezistuar taktikisht dhe politikisht.

Në studion e Top Talk, Frrok Çupi theksoi se kriza, e cila ka disa muaj në Shqipëri, do të prodhojë një lëngatë të gjatë politike në vend.

“Kriza që u shfaq, realisht shumë bezdisshme, s’mund të them e fuqishme, ishte një krizë morale, jo një krizë politike. Por nga një krizë morale, u tentua të zgjidhej me mjete politike. Ky është problem pse kjo krizë mori formën e një lëngate, e pse do të jetë një lëngatë gjatë gjithë kohës që do ta shprehet zgjidhja politike me një krizë morale”, u shpreh ai.

Sipas tij opozita duhej ta bënte atë gjë, pasi moralisht u gjet në gjendje të dobët.

“Lidershipi ishte i pabesueshëm, shpresat për fitore as që dukeshin në horizont”, tha ai.

Top Channel