Elia Viviani është fituesi i etapës së katërt të Turit të Francës, që u mbyll në Nansi.

Çiklisti italian i skuadrës Deceuninck-quick Step arriti të bëjë të tijën këtë etapë, pas sprintit final duke përshkuar 213.5 km e saj me kohën 5 orë 9 minuta e 9 sekonda.

Pas Vivianit, me të njëjtën kohë, në vendin e dytë u rendit norvegjezi Alekxander Kristoff, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua australiani Caleb Ewan.

“Kisha nevojë për këtë fitore”, u shpreh Viviani në përfundim të etapës duke harruar në një farë mënyrë dështimin e tij, në Xhiron e Italisë, ku ai nuk fitoi asnjë etapë.

Pas etapës së katërt, renditja e përgjithshme e Turit të Francës vazhdon të kryesohet nga Julian Alaphillipe, i ndjekur nga belgu Van Aert me 20 sekonda më shumë në vendin e dytë dhe holandezi Kruijswijk në të tretin.

Fituesi i edicionit të kaluar të Turit të Francës, Geraint Thomas është në vendin e 7 me 45 sekonda më shumë se Alaphillipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA