Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
10/07/2019 11:32
Enton Duro është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Ai kishte vetëm pak muaj që mbante detyrën e rëndësishme.
Më 27 mars të këtij viti, Duro zëvendësoi në krye të Tatimeve ish-drejtoreshën Vasilika Vjero.
Aktualisht nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Top Channel