Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi polak, banues në Shqipëri, për shkak se qarkullonte me armë zjarri në makinë.

Në pranga ka rënë A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, në Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet  e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip  Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA