Legjenda e tenisit botëror, Boris Becker është shume keq në aspektin financiar.
Tre herë fituesi i turneut të Wimbledon, tashmë është i falimentuar ekonomikisht dhe kjo e shtyu atë të nxjerrë në ankand trofetë dhe medaljet e fituara prej tij, dhe këtu përfshihet edhe kopja e trofeut të fituar në turneun historik holandez.
Ish tenisti që po përpiqet të arrijë një akord financiar me ish bashkëshorten e tij Lily, tashmë i ka nxjerrë për shitje 82 objekte të karrierës së tij.
Boris Becker deklaroi falimentimin në vitin 2017, gjë që mesa duket solli edhe divorcin nga bashkëshortja e tij 42 vjeçare, me të cilën është në proces gjyqësor edhe për kujdestarinë e djalit të tyre 9 vjecar.
Ankandi i trofeve dhe objekteve të tjera të fituara nga Becker në karrierën e tij u organizua në “Wyles Hardy&Co” dhe nisi në 24 qershor.
Një prej trofeve që do të shitet në këtë ankand është edhe trofeu i “US Open”, i fituar nga Becker, pas finales me Ivan Lendl, që mendohet të kapë vlerën deri në 200 mijë Paund.
Boris Becker që në vitin 1985, në moshën 17 vjeçare u bë tenisti më i ri që fitoi turneun eWimbledonit, në karrierën e tij prej më shumë se 2 dekadash ka mundur të fitojë 49 tituj në lojën individuale.
Top Channel