E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Serena Williams vuajti jo pak në përballjen me Alison Riske, megjithatë arriti të kalojë në gjysmëfinale të turneut të Wimbledonit diçka që e bën për herë të 12 në karrierë.
Tenistja amerikane iu imponua bashkëkombëses së saj në çerekfinale, duke e mundur me rezultatin 2-1. Serena fitoi setin e parë 6-4, por Riske iu përgjigj duke fituar të dytin 6-4. Në setin final, Williams u shfaq më mirë se rivalja e saj dhe e fitoi këtë fraksion 6-3 e krejt sfidën 2-1
Kundërshtarja e Serena Williams në gjysmëfinale do të jetë Barbora Strycova që në mënyrë surprizë eliminoi britaniken Johana Konta duke e mundur 2-0. Seti i parë ishte i rivalizuar me Strycovan që e fitoi atë me Tiebreak 7-6, ndërkohë që i dyti nuk kishte histori më tenisten ceke që dominoi atë duke e fituar 6-1
E njëjta histori u pa edhe në përballjen mes Simona Halep e Shuai Zhang me rumunen që preu biletën për në gjysmëfinale pasi e mundi kundërshtaren e saj 2-0 me sete 7-6 dhe 6-1, duke u kthyer në këtë fazë të Wimbledonit për herë të parë që nga viti 2014.
Pengesa e fundit e Halep drejt finales do të jetë Elina Svitolina që arriti të eliminojë Karolina Muchova me rezultatin 2-0 me sete 7-5 dhe 6-4. Në këtë ndeshje, Muchova ndjeu lodhjen e sfidës me Karolina Pliskova që zgjati 3 ore dhe nga kjo përfitoi Svitolina që tani është mes 4 më të mirave të Wimbledonit
Top Channel