Bulqiza pa kënde lodrash, pak fëmijë në shilarëse, por shumë lopë
10/07/2019 12:22
Në Bulqizë, ku imazhi më tronditës që shoqërohet me fëmijërinë dhe emrin e qytetit janë pirgjet e kromit, nuk ka as kënde lodrash. I vetmi investim nëse i tillë mund të quhet, janë këta shilarës, ku përvec të vegjëlve që koloviten, kullosin edhe lopët…
Banorët thonë se qyteti i minatorëve që shtrihet mbi pasuri të mëdha kromi duhet të investojë më shumë për fëmijët.
Në Bulqizë, e vetmja alternativë mbetet loja poshtë pallatit, por sot me numrin e madh të automjteteve në përdorim nga banorët, kjo mënyrë argëtimi nuk është më e sigurtë si dikur.
Top Channel