Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë, ku si pasojë janë plagosur pesë persona.

Të rinjtë të moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë ndërsa kanë dalë nga rruga.

Njëri prej tyre është plagosur rëndë ndërsa 4 të tjerë kanë marrë dëmtime dhe fraktura por janë jashtë rrezikut.
Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe moti i keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA