Prej dy ditësh ka nisur Turi i Francës, etapat e para të të cilit u zhvilluan në Belgjikë. Tashmë kompeticioni më i rëndësishëm çiklistik hyri në territorin francez ku u mbajt etapa e tretë e tij dhe fituesi ishte pikërisht një çiklist transalpin.

Bëhet fjalë për Julian Alaphillipe i cili përveçse fitoi këtë etapë, mori edhe kryesimin në renditjen e përgjithshme për momentin duke veshur Fanelën e Verdhë të Turit.

Alaphillipe që është pjesë e skuadrës Deceuninck-Quick Step sulmoi në ngjitjen e parafundit të etapës që ishte 15 km larg vijës së finishit të etapës duke u shkëputur nga ndjekësit e tij dhe mbylli etapën me kohën 4 orë 40 minuta e 29 sekonda. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën Michael Matheës dhe Jasper Stuyven me 26 sekonda më shumë.

Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, diferenca e Alaphillipe me belgun Van Aert është 20 sekonda, ndërkohë që i treti është holandezi Kruijswijk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA