Në Evropë goditet një rrjet i madh i trafikimit të substancave doping në sport. Superaksioni i koduar ‘Viribus’ që është më i madhi i kryer ndonjëherë, u koordinua nga Komanda e Karabinierëve të Njësisë për Shëndetin në Itali në bashkëpunim me Europolin.

Në këtë operacion që nisi në tetor të vitit 2018 me arrestimin e 13 anëtarëve të një organizate të vepronte në Itali e Rumani, bashkëpunoi edhe Shqipëria që u rendit përkrah të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, Interpolit, SHBA, Zvicrës, e shumë shteteve të tjera

Super operacioni u shtri në të gjithë kontinentin evropian  me autoritetet që arrestuan 234 persona ndërkohë që  u sekuestruan edhe 3.8 milionë substanca doping duke shkatërruar 17 grupe kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve të tilla.

Por jo vetëm kaq, Karabinierët dhe Europoli kanë hapur hetime edhe për më shumë se 1000 persona të tjerë si dhe zbuluan 9 laboratorë klandestinë të prodhimit të substancave doping, një prej të cilëve ishte në Itali.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA