9 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, shefja e misionit te OSBE-OHDIR, Odri Glover u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Zonja Glover, po dëgjon të gjitha palët para publikimit të raportit përfundimtar të misionit që ajo drejton mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat opozita i bojkotoi.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike, nuk dha detaje për takimin që zgjati rreth 60 minuta, por denoncimet e demokratëve ditët e fundit mbi manipulimin e pjesëmarrjes se zgjedhësve dhe mbushjen e kutive të votimit nga komisionerët socialist, mendohet të kenë qenë fokusi i kësaj bisede.

Pas dy muajsh OHDIR pritet të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet.

Top Channel