Në të njëjtën ditë që firmosur rinovimin e kontratës, nënshkroi edhe huazimin në një skuadër tjetër. Kjo mesjavë nuk ka qenë normale për portierin e përfaqësueses së Kosovës Arijanet Muriç, që për shkak të hapësirave të pakta te kampionët e Anglisë, ka pranuar kalimin hua te Notingem Forest.
Talenti 20 vjeçar pranoi paraprakisht rinovimin për 3 sezone me Mancester Sitin me një vlerë të përmirësuar në terma financiare, por i vetëdijshëm se minutat e tij këtë sezon do jenë të pakta, kalon te ekipi tjetër me mjaft emër në futbollin anglez.
“Të shkoj në huazim te Nottingham Forest, do të më japë mundësinë që të fitoj më shumë eksperiencë në ekipin e parë dhe të luaj më shumë. punova me më të mirët te Mancester Siti me Ederson dhe Claudio Bravo por tani mezi pres të nis këtë aventurë”, u shpreh Arijanet Muriç, futbollist i Kosovës.
Muriç ka luajtur 5 herë titullar me Mancester Sitin sezonin e kaluar, e si për ironi të fatit, të gjitha paraqitjet ishin në Kupën e Anglisë. portieri i përfaqësueses së Kosovës lejoi vetëm 1 gol në 420 minuta lojë. Ai bëhet përforcimi i pestë i kësaj vere për Notingem Forest, ekip që drejtohet nga trajneri i njohur Sabri Lamushi’.
Top Channel