Një automjet është aksidentuar në aksin Korçë-Maliq. Automjeti me drejtues S. Gjoza, 31 vjeç nga Bilishti, ka qenë duke udhëtuar për në Korçë kur ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.

31 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për ta nxjerrë nga automjeti.

Edhe pasagjeri që ndodhej në makinë, A.Latifi, 41 vjeç, ka marrë dëmtime nga përplasja, por gjendja e tij është e stabilizuar.

Top Channel