By-passi i Fierit është kthyer në makth për banorë të zonës.

Ky aks kalon mes fshatrave Mbrostar, Daullas, Pojan e Dërmenas. Fermerë t, tokat e të cilëve janë ndarë në dy pjesë, janë të detyruar të kalojnë disa herë në ditë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duke rrezikuar seriozisht jetën.

Ndonëse janë vendosur tabela për uljen e shpejtësisë , ato nuk respektohen nga pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve. Banorët kërkojnë marrjen e masave, sepse në të kundërt, sipas tyre by-passi do të shdërrohet në burim aksidentesh me pasoja të rënda.

Pjesa më e madhe e banorëve të kësaj zone merren me bujqësi. Mungesa e trarë ve, sinjalistika, ndriçimi, por edhe shtimi i kontrolleve të policisë rrugore në tre ndërprerjet e rrugës, do të jenë siguri për jetën e banorëve. Inagurimi i by-pass-it të Fierit, edhe pse me një korsi, u bë nga kryeministri Rama në 27 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA