“Betejën ta bëjë vetë”, Balla i përgjigjet Veliajt për të marrë pjesë në Asamble: E kam mik, por të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
Pas protestës kombëtare të opozitës, mbrëmjen e kaluar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falënderuar të gjithë qytetarët që ishin aty.
Basha shkruan në “facebook” se të gjithë bashkë do të largojnë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare sa më parë.
“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.
Top Channel