Paraditen e së martës, në autostradën Tiranë-Durrës, midis Sukthit dhe Maminasit ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Autobusi me turistë nga kosova ka qenë në korsinë e shpejtësisë, ndërsa kamioni që ka qenë korsinë tjetër i ka prerë rrugën. Për të shmangur përplasjen, autobusi nga Kosova ka devijuar duke u përplasur sic e shikoni me barrierën mbrojtëse

“Ishim në rrugën tonë duke ecur drejt për të shkuar në Durrës , kur direkt me sekonda kamionit para I është ndalur para papritmas një veturë, dhe direkt ka kaluar në korsinë tonë. Shoferi reagoi direkt majtas e shikoje dëmin. Ishin 55 pasagjerë, fati ynë nuk kishte të lënduar vetëm shoferi pak këmbën dhe një pasagjere pak krahun. Por tani të gjithë mirë, tmerr na ka bërë”, është shprehur faturino.

Pasagjerët u larguan nga vendi i ngjarjes drejt Durrësit për të vijuar pushimet. Ndërsa aksidenti dhe procesi i ekspertizës krijuan trafik të rënduar për më shumë se dy orë në këtë aks rrugor.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel