Sot në Top Talk ka qenë i ftuar Andi Përmeti, një nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, i cili përfaqëson forcën më të re politike, Partinë Bindja Demokratike.

Ai vuri në dukje se është i nevojshëm ndryshimi i sistemit zgjedhor, e se vetë komisioni për reformën zgjedhore, synon ndryshimin total të sistemit aktual zgjedhor, për të eliminuar përcaktimin nga kryetarët e partive të kandidatëve.

Duke folur për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Andi Përmeti mori si shembull edhe Kosovën, e cila funksionon me lista të hapura në garën për deputet. Më tej ai theksoi se është momenti për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në Shqipëri, pasi sipas tij, Kodi aktual në 2017-ën ngriti në piedestal injorancën dhe budallallëkun njerëzor, e i vunë si përfaqësues në Kuvend.

“Ndoshta ka edhe sisteme më mira se i Kosovës. Por më e rëndësishme është që të mos ketë më lista nga kryetarët siç i duan ata. Këta futin dorën dhe kapin dikë që s’ka asnjë vlerë dhe ne i pamë listat e 2017-s të PD-së. Nuk është për t’u thënë, por në ka lista që ngjitën në piedestal injorancën dhe budallallëkun njerëzor, e i çuan si përfaqësues tuaj dhe timin në atë Parlament janë ato lista, të marrëveshjes”, u shpreh Andi Përmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA