Dyshohet se ka lidhje me vrasjen e kunatit, ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, vret veten Sefedin Zenellari, 71 vjeç.

Burime për Top Channel raportojnë se mëngjesin e sotëm policia ka shkuar në banesën e 71-vjeçarit për ta marrë në pyetje, në cilësinë e të dyshuarit.

Në këto momente, ai është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten me pistoletë. I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Ndërkohë 57-vjeçari Gramos Nako, baba i tre fëmijëve, është gjetur i vrarë në banesën e tij në lagjen nr 7, në rrugën “Ismail Qemali” Korçë. Ka qenë Natasha Nako ajo që gjeti trupin e pajetë të të shoqit dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Çifti kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri. Viktima kishte ardhur për të vizituar vëllanë e tij të sëmurë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA