“Fiks Fare” do të sjellë mbrëmjen e sotme një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur në një familje shqiptare. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, ai e dhunonte atë që të mos tregonte.

Vetë vajza e dhunuar tregon në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, në momentin e abuzimit të parë, ishte 15 vjeçe.

Të gjithë historinë e dhimbshme, që nga denoncimi i parë në polici, si dhe ndihmën që Fiks Fare i dha kësaj vajze për ta larguar nga babai abuzues, do ta ndiqni sonte në Fiks Fare.

Top Channel