Pas denoncimit në emisionin ‘Fiks Fare’ në Top Channel të abuzimit seksual që babai kishte kryer për tre vite me vajzën e tij, ka reaguar edhe Policia që njofton se ka bërë arrestimin.

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Gjatë emisionit nuk u bë publike as vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe as inicialet e personave të përfshirë, për të ruajtur vajzën 18 vjeçare, por këto janë përfshirë në njoftimin e policisë.

Vajza kishte bërë më herët denoncimin ndaj babait, por ai ishte njoftuar nga efektivët.

”Bëra denoncimin, por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” shprehet vajza.

“Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Burri është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë.

  Denoncimi i Fiks Fare/ Babai monstër abuzoi seksualisht me vajzën e vet, për tre vite resht

Top Channel