Janë 11 deputetë nga Partia Socialiste dhe ‘opozita e re’ që do të bëhen pjesë e komisionit hetimor që për tre muaj do të hetojë kushtetuetshmërinë e dekretit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit.

Ngritja e komisionit hetimor u bë me votat e 101 deputetëve, ndërkohë që 102 deputetë votuan pro raportit të Komisionit të Ligjeve, ku renditeshin shkeljet, sipas deputetëve, të presidentit Meta.

Partia Socialiste ka shtuar dy vota në favor të saj në përplasjen me Ilir Metën, pasi në votimin e 13 qershorit kur u hodh poshtë dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, ishin 100 deputetë që votuan për rrëzimin.

Mazhoranca kërkon shkarkimin e Ilir Meta nga detyra e presidentit, pas shfuqizimit të 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Komisioni Hetimor

Nga grupi i PS

Ulsi Manja – kryetar

Vasilika Hysi

Klotilda Ferhati

Bashkim Fino

Alket Hyseni

Kurse anëtarë zëvendësues nga PS:

Adnor Shameti

Spartak Braho

Nga grupi parlamentar demokrat:

Alban Zeneli – zv.kryetar

Halit Valteri – anëtar

Arlind Çarçani – anëtar zëvendësues

Nga grupi parlamentar i partive të djathta:

Adriatik Alimadhi – anëtar

Zef Shtjefni – anëtar zëvendësues

Nga deputetet jashtë grupeve parlamentare:

Krenar Rryçi – anëtar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA