Gramoz Nako, 57 vjeç, kishte ardhur nga SHBA në Shqipëri për të qëndruar disa ditë për shkak se kishte të vëllain e sëmurë. Por qëndrimi në banesën në Korçë u kthye në tragjedi për 57 vjeçarin dhe familjen e tij.

Ai është qëlluar me dy plumba gjatë një tentative për grabitje në banesë. Policia ka gjetur tre gëzhoja në vendngjarje, ndërkohë që arma e krimit nuk është gjendur ende.

Ka qenë bashkëshortja e 57 vjeçarit që ka hyrë në banesë dhe e ka gjetur atë të pajetë.

Gramoz Nako ishte baba i dy fëmijëve dhe kishte ardhur vetëm me bashkëshorten në Shqipëri.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel