Klotilda Bushka në Top Talk: Gjykata Kushtetuese e mirëpritur. Çdo akt i këtij Parlamenti, legjitim

08/07/2019 17:00

Me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, opozita mund të ngrejë një argument për paligjshmërinë e këtij Kuvendi që është sot me vakancat e plotësuara pas djegies së mandateve nga opozita.

E ftuar në studion e Top Talk, deputetja e PS, Klotilda Bushka, u pyet se nëse një gjë e tillë do të ndodhte a mund të krijojë kjo një proces nul vendimesh dhe aktesh të marra nga Kuvendi, përfshirë edhe shkarkimin e Presidentit të Republikës?

“Jo, sepse Parlamenti është një organ kolegjial, i cili ka një numër deputetësh, që jo e bëjnë atë funksional. Sot Kuvendi ka një numër të mjaftueshëm për të marrë vendime edhe me shumicë të cilësuar votash. Pra nga pikëpamja e ligjshmërisë, jo vetëm që është një Parlament legjitim, por është dhe një Parlament funksional. Kjo është pranuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, u përgjigj ajo.

Top Channel