Zjarrfikësit po përballen me zjarre në ishullin Grek Evia, ndërsa era e fortë dhe temperaturat përvëluese vazhdojnë të ushqejnë flakët.

Disa fshatra pranë vatrave të zjarrit janë evakuuar dhe ndihma me zjarrfikës shtesë, makina zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë zjarrfikës, ka ardhur nga i gjithë vendi.

Nuk ka ende raporte për të lënduar apo dëme në shtëpi, sidoqoftë autoritetet nuk kanë qenë në gjendje ta vendosin nën kontroll zjarrin që nisi të enjten dhe shumë zona mbeten në flakë. Sipas policisë, është arrestuar një person në lidhje me flakët.

Zjarret në pyje janë të zakonshme në greqi gjatë verës, shpesh me pasoja tragjike, dëme materiale dhe viktima në njerëz. Por, vera e sivjetshme, me temperatura përvëluese dhe një valë rekord të nxehti në të gjithë kontinentin evropian, sic paralajmërojnë edhe ekspertët, mund të jetë shumë e rrezikshme.

Top Channel