Vatër e re zjarri gjatë mesnatës në fshatin Gjyralë të Cërrikut, flakët përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi Patatet në asnjë mënyrë nuk duhet të shiten në rrugë apo në tezga ku preken nga rrezet e diellit. Sipas Sokol Stafës i cili është ekspert i sigurisë ushqimorë, brënda patates prodhohet një toksinë e rrezikshme që e ka emrin solaninë.
“Në momentin që e ekspozojmë pataten ë dritë të diellit atëherë krijohet klororfil brenda ose poshtë lëkurës së patates. Ky lloj klorofili krijon solaninë, e cila është shumë toksike”- tha Sokol Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore.
Po sa kohë duhen solaninës që të shfaqet në patate?
“Nëse patatja qëndron në raftet e ekspozuara në diell për një kohë rreth 3-4 ditë në produkt fillon e shfaqet ngjyra jeshile e cila do të thotë se po prodhohet toksina solanina”- tha Sokol Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore.
Kjo toksina është tepër e rrezikshme, pavarësisht kësaj patatet jeshile i gjen në çdo tezge ku ka diell.
“Simptomat e para të kontaminismit me solaninë është diarreja, dhimbja e stomakut dhe pulsim të ngadaltë. Neë solanina konsumohet ë masë shkakton vdekje”- tha eksperti.
Ndryshe nga eksperti i sigurisë ushqimore, i cili thotë se patatja jeshile nuk duhet të konsumohet, për tregtarët kjo patate helmuese është një ushqim i shëndetshëm.
Kur një patate lëshon këto sytha dhe bëhet jeshile çfarë do të thotë? “Është kështu sepse e ka zënë dielli. Kjo do të thotë që është bërë gati për tu mbjellë dhe nuk ka asgjë të keqe që të hahet”- thotë një tregtare.
Po për solaninën keni dëgjuar?
“Urdhëro?? Jo, Jo nuk përdoret solaninë tek patatja se nuk e duron dot. Do ta bëjë drekën me këtë patate? Po, po do ta skuqja në furrë”- u përgjigj një tregtare.
Kjo jeshilja pse është bërë? Ka qenë në diell. A sjell probleme shëndetësore?
“Jo, Jo kjo mund të hahet”- tha një tregtar.
Top Channel