E diela e nxehte i gjeti një pjesë të madhe të shqiptareve nëpër plazhe. Por edhe politikën.

Kryeministri Rama ka postuar këtë foto nga bregdeti i jugut se bashku me të birin.

Një foto në bregdet të detit postoi edhe presidenti Meta. Presidenti duke pushuar ka vijuar mesazhet me ironi per zgjedhjet dhe duke komunikuar edhe me ndjekësit e tij në facebook, rihedh foton e tij te perpnuar

Po meta nuk eshte ndalur vetem me fotot me te cilat kerkon te jape mesazhe. Por edhe me videot. Presidenti shfaqet duke bere not dhe ka edhe diçka per te then: “Më mirë në det, se në pishinë.

Facebook ka përdorur edhe Monika Kryemadhi, por jo nga plazhi, por nga zyra për t’i bërë thirrje mbështetësve të opozitës të protestojnë nesër.

““Nesër protesta në orën 20.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka rëndësinë e saj, por nuk ka rëndësi politike sesa ka rëndësi për të treguar që shqiptarët më shumë se kurrë, sot kanë vendosur të jenë zot të vetes. Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga qeveria e Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndiejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata pensionistë, të cilët me pensionin e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që kanë shkuar me fatura në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës.

Më herët ishte Basha ai që kërkonte pjesëmarrje masive në protestë. Në thirrjen e tij në Facebook, shoqëruar edhe me një video, ai e mbyll mesazhin e tij me fjalët: “Asnjë hap pas. Rama ik”.

Top Channel